Pas takimit që mbajti disa ditë më parë në një kafe me Ilir Alimehmetin dhe emra që në Primaret e PD-së para zgjedhjeve të 11 majit ishin më të votuarit, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji nis sot dëgjesat me qytetarët.
Mësohet se Salianji do të mbajë takim me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës, një degë që aktualisht funksionon pa kryetar të zgjedhur.
Nga burimet brenda PD, mësohet se takimit të Salianjit dhe Alimehmetit i janë bashkuar strukturat drejtuese të Degës së PD Durrës.
Mes tyre kryetari i grupit të këshilltareve të PD në bashkinë Durrës dhe ish-kryetari i foltores, Tan Burgia, nënkryetarët e Degës Vis Shuaipi, ish-deputeti Pëllumb Berisha, sekretari i Degës Arlinind Boshku, Sekretari Organizativ Nikolin Radovani dhe kryetari i fundit i zgjedhur me votë Luan Hoti, drejtues strukturash etj.
Gjithashtu takimit i janë bashkuar kandidatët më të votuar të Qarkut Durrës Aulon Kalaja, Ndrec Pjetri si edhe ish-deputetë dhe drejtues ndër vite, gjithashtu pjesa dërmuese e drejtuesve te grup seksioneve.
© Panorama.al












