“Erion Veliaj u linçua në publik”- Rama: S’ka një akt-akuzë dhe një të pandehur! Gërmimet në jetën e kryebashkiakut le të vazhdojnë, por…! Unë nuk lëviz nga pozicioni që kam

Feb 13, 2025 | 9:27

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimin e kryetarit të bashkisë se Tiranes më 10 shkurt, duke thënë se Erion Veliaj nuk eshte marre i pandehur ende nga SPAK.

Sipas tij, nuk është e drejtë që një kryetar bashkie të linçohet në publik, të degjenerohet dhe në fund mund të dalë i pafajshëm.

Rama deklaroi se në rastin e Erion Veliajt, “jemi para një rasti që krijon dyshimin e arsyeshëm që ka një shkelje të rendë të balancës”.

Kryeministri solli shembullin e Bashkimit Evropian, duke theksuar se përqindja e të baraburgosurve eshte 24%, ndërsa në Shqipëri është 61%.

“E dini ju që çdo person që futet atje i kushton taksapaguesve? Është më mirë, mos ta them, mos ta dëgjoni. Çfarë është ky muhabet. Unë këtu jam dhe nga këto nuk lëviz. E shoh të pamundur të lëviz nga ky pozicion dhe PS nuk ka si lëviz nga ky pozicionim nuk është çështje personi. Ajo që kam thënë është e qartë, kush do të lexojë le të lexojë, kush ka sy le të shohë, ata që s’kanë sy kurrë mos të shohin”, tha Rama.

Edi Rama: Ju që shani në rregull e keni, por unë nuk i negocioj as idealet e mia, pse kam dalë për të përmbysur atë sistem ku vendoste sigurimi i shtetit, nuk i negocioj parimet e mia dhe as pozicionin e qartë të PS. PS e ka në ADN e vet luftën për të bër shtet, e ka në ADN e vet qasjen për të sakrifikuar pushtet për të bërë shtet, e ka në ADN edhe mbrojtjen e standardeve. Nuk është PS një forcë politike që ka shkatërruar Shqipërinë, nuk është PS që ka cuar Shqipërinë në luftë civile, nuk ka krijuar firma piramidale dhe nuk mund të jetë PS një forcë politike që mos jetë kërkuese për standarde.

E doni të dini sa e ka BE përqindjen e atyre që janë të paraburgosur? E 24 %. Të paraburgosurit në BE nuk janë kryetarë bashkie që merren nga zyra. E dini sa e ka Shqipëria paraburgimin? 61%, kjo është tmerr. Këtu nuk është SPAK aktori kryesor, por SPAK duhet të jetë lideri në frymë.

Pastaj ndodh sic ndodhi me punonjësit e burgut të Peqinit. U mor gjithë turni u paraburgos, sepse hëngrën kokat dy të dënuar të përjetshëm. Ti i merr i fut në burg ata, që ushqejnë familjen.

Ku do ti gjejë shteti punonjësit që do rrinë të zëvendësojnë.

E dini ju që çdo person që futet atje i kushton taksapaguesve? Është më mirë, mos ta them, mos ta dëgjoni. Ca është ky muhabet. Unë këtu jam dhe nga këto nuk lëviz. E shoh të pamundur të lëviz nga ky pozicion dhe PS nuk ka si lëviz nga ky pozicionim nuk është çështje personi. Ajo që kam thënë është e qartë, kush do të lexojë le të lexojë, kush ka sy le të shohë, ata që s’kanë sy kurrë mos të shohin.

Këtu nuk kemi një çështje konkrete korrupsioni që ka një akt-akuzë dhe një të pandehur. Përsa kohë nuk ka një akt-akuzë me një të pandehur atëherë këto gërmimet ne jetën e kryetarit të bashkisë mund të vazhdojnë, por nuk ke pse e merr në burg duke lënë një kryeqytet të tërë pa kokë.

Jemi para një rasti që krijon dyshimin e arsyeshëm që ka një shkelje të rendë të balancës. Bëje punën tende, por edhe tjetri të bëjë punën e tij. Nëse puna jote të nxjerr në konkluzionin që ta cosh në burg, coje, nuk ta diskuton njeri këtë.

Është herët të dalim në përfundim dhe ne nuk dalim në përfundim. Por ta linçosh në publik, ta hedhësh si mish për tu turrur të gjithë…ca kuptimi ka që për dikë që degjenerohet shkatërrohet dhe në fund del i pafajshëm.

© Panorama.al

Te lidhura