Vajza me origjinë shqiptare e cila u bë e famshme në Itali falë pjesëmarrjes së saj në edicionin e kaluar të “Grande fratello”, version i “Vëllait të madh”, bëhet gati për
martesë. Këtë lajm e bëjnë të ditur mediat italiane, të cilat e kanë kapur Erinelën së bashku me të dashurin e saj, David Baroncini, duke shëtitur nëpër rrugët e Milanos dhe duke zgjedhur unazën e martesës. Të dy janë njohur gjatë përvojës në “Grande fratello”, edhe pse askush nuk besonte që ata të dy do të lidheshin seriozisht. Thuhet se çifti ka ngritur kohët e fundit shtëpi së bashku në Milano, në afërsi të Porta Romana, ndërsa në Milano të dashuruarit ishin fotografuar në dyqane bizhuterish, ndoshta edhe për të zgjedhur unazat e tyre të martesës. Hipoteza e fantazisë së mediave ialiane shkon deri aty se çifti mund të jetë martuar tashmë, bazuar në deklaratat e Baroncinit dhënë së fundi: “Unë kam një shoqe me të cilën mund ta parashikoj të ardhmen”. Erinela dhe David mund të jenë çifti i dytë i krijuar nga ky spektakël, pas lidhjes që krijuan Ascanio Pacelli dhe Katia Pedrotti të cilët tashmë janë bërë burrë e grua.











