TIRANË- Një nga vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë është edhe falja e faturave të energjisë për 270 mijë familje. Sipas kreut të qeverisë, Sali Berisha, këto familje që u vjen në ndihmë vendimi i faljes së detyrimeve janë kryesisht në nevojë, në ndihmë ekonimike, pensioniste, invalidë, me status jetimi, ose me kryefamilje gra.
Berisha ka sqaruar se pjesë e borxhit të mbetur ndja KESH-it është 380 miliardë lekë vetëm për konsumatorët familjarë, apo shtresat në nevojë, ose një shumë prej 400 milionë dollarë.
“E vërteta është se në borxh për këto fatura të papaguara janë me mijëra familje shqiptare, të përbërë nga pensionistë, gra kryefamiljare, jetimë etj, të cilët nuk munden ta shlyejnë këtë detyrim”, tha ai.











