Energjia e rinovueshme,Berisha:I kemi mundësitë

Nov 3, 2011 | 10:42

TIRANE- Kryeministri, Sali Berisha ka perseritur sot vendosmerine e qeverise per shfrytezimin sa me te mire te potenciale hidrike te vendit, duke pranuar se Shqiperia i ka te gjitha shanset per prodhimin e energjise se rinovueshme.

Duke folur gjate nje konference per pasurite hidrike ne vend, Berisha ka deklaruar se vendi i ka te gjitha potenciale per t’u shnderruar ne nje superfuqi te vogel te kesaj energjie ne rajon.

“Ne kemi mundësi të bëhemi një vend me 100 për qind prodhim energjie të rinovueshme dhe eksportuesi i saj. Ne i kemi të gjitha potencialet të jemi një superfuqi e vogël e kësja energjie në rajon. Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka të ecim në këtë rrugë pasi rezervat ujore të vendit janë shfrytëzuar vetëm më pak se 1/3 ndërsa 2/3 presin të shfytëzohen” tha kreu i qeverise.

Duke u mbeshtetuar ne ligjin e nxjerre qe ne vitin 2006 per energjinë e rinovueshme, Berisha ka theksuar se burimet ujore ne vend do te shfrytezohen sa me mire per burime energjektike.

 

© Panorama.al

Te lidhura