Në këtë herë të dytë të saj si moderatore e spektaklit të humorit “Portokalli” në “Top Channel”, Eneda Tarifa ka eksperimentuar me veshjen, duke u shfaqur në skenë me një kostum të zi klas, këmishë të bardhë dhe kravatë të zezë. Po të njëjtin kostum ka mbajtur të veshur gjatë gjithë mbrëmjes dhe partneri i saj në këtë show, Salsano Arapi, i cili ka bërë shaka në lidhje me thashethemet se Eneda nuk do të ishte sërish në pozicionin e prezantueses. Por bisedat në lidhje me jetën e Enedës janë thelluar dhe më tej, ndërsa në një moment Ledio Lako në rolin e Ramadanit, e ka pyetur se pse nuk martohet. Ajo me shaka i përgjigjet se thjesht nuk ka pasur kohë, duke lënë të kuptohet se e ka një lidhje të gjatë me djalin, me të cilin bashkëjeton. Edhe pse shumë rrallë ka folur në media për historinë e saj, këngëtarja ka një lidhje 15-vjeçare me kompozitorin Erion Zaloshnja, me të cilin tashmë po jetojnë një bashkëjetesë.











