EMRI+FOTO/ Plagosja me armë e Brian Syzos, zbulohet shkaku! Policia shpall në kërkim autorin dhe jep detajet: Ngjarja pas një konflikti mes tyre, e qëlloi me armë zjarri në…

Jun 29, 2026 | 13:58

Policia e Pogradecit identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të Brian Syzos, 35-vjeç (foto poshtë), i cili po mjekohet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

brian syzo

I dëmtuari njihej si person me precedentë të mëparshëm penalë dhe pikërisht tek këto konflikte të vjetra dhe çështje hakmarrjeje janë përqendruar hetimet.

vendi i plagosjes pogradec

Burime zyrtare thanë se ngjarja ndodhi rreth orës 13:15 në lagjen nr. 3 të qytetit liqenit. I dyshuar për krimin është Nikolla Agolli, dhe qitja me armë është bërë drejt këmbës së Syzos.

pograddec plagosja

Autori dyshohet se nuk ka pasur për qëllim ta vrasë 35-vjeçarin, teksa konfirmohet se mes tyre kishte konflikt.

pogradec plagosja1

Nikolla Agolli u plagos vitin e kaluar nga Sindi Syzo, vëllai i Brianit, në një berberhane. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të Pogradecit, në janar të 2025.

pogradec plagosja2

Nga spitali mësohet se Brian Syzo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë Pogradec:

Rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se, gjatë një konflikti, shtetasi N. A. ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin B. S., rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”.

pogradec plagosja5

pogradec plagosja4

© Panorama.al

Te lidhura