Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Pogradec.
Sipas raportimeve paraprake, i plagosur në këmbë ka mbetur Brian Syzo.
Ky i fundit është shumë i njohur për policinë pasi ka precedentë penalë.
I plagosuri u transportua në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore, kurse autori u identifikua pas hetimeve të kryera si Nikolla Agolli, i cili u shpall në kërkim.
Nga spitali mësohet se Brian Syzo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i krimit janë konfliktet e vjetra mes dy personave si dhe hakmarrja për një plagosje të ndodhur janarin e vitit të kaluar.
Brian Syzo është i njohur nga policia për prodhim shitje narkotikësh ndërsa është përfshirë disa herë në konflikte në Pogradec.
© Panorama.al
















