Sulmet në Hormuz, Presidenti Trump: Irani ka kërkuar një takim, do të zhvillohet në Doha

Jun 29, 2026 | 13:52

Presidenti i SHBA, Donald Trump njoftoi se Irani ka kërkuar një takim midis dy palëve, i cili sipas tij është planifikuar për të martën në Doha të Katarit.

trump-mkt-new

Në një postim në platformën e tij Truth Social, presidenti amerikan shkroi: “Irani ka kërkuar një takim. Ai do të zhvillohet nesër në Doha”.

Deri më tani, nuk janë publikuar detaje të mëtejshme në lidhje me përbërjen e delegacioneve apo axhendën e bisedimeve që, sipas Trump, pritet të zhvillohen në kryeqytetin e Katarit.

Ky takim vjen pas sulmeve të ndërsjella mes palëve pas marrëveshjes së përkohshme së dakordësuar për t’i dhënë fund luftës.

© Panorama.al

Te lidhura