Aktivisti: Kryeministri e shikon dhe e ndjen që e ka kundër popullin! Protesta, ndërkombëtarët dhe SPAK do të bëjnë që të merren vendime në të mirë të vendit

Jun 29, 2026 | 15:12

Aktivisti Përparim Gjeka komentoi protestat masive të qytetarëve kundër Edi Ramës, teksa tha se kryeministri e shikon që e ka popullin kundër.

aktivistii

Në një intervistë për News24, ai deklaroi se do të ishte naive të mendohej se kryeministri do të jepte dorëheqjen që në ditët e para të protestës, por shtoi se deri më tani protesta ka shënuar fitore në disa dimensione. Ai theksoi rëndësinë e vijimit të rezistencës deri në largimin e kryeministrit.

Sipas tij, faktori ndërkombëtar është me qytetarët shqiptarë, ndërsa përmendi edhe “shuplakën” që mori qeveria me kërkesën për një moratorium për lejet që jepen në zonat e mbrojtura të vendit.

“Me këtë lloj qeverie dhe arrogance që është manifestuar gjatë 13 viteve, do të ishte naive të mendonim se në ditët e para të kësaj proteste se do të jepte dorëheqjen. Ai nuk ka turp. Të jesh në këtë gjendje ku është vendi ku shumica e popullit tënd të jetë kundër, ti e shikon dhe e ndjen në të gjitha qytetet e Shqipërisë, atëherë kjo do të ishte e paimagjinueshme që të jepte dorëheqjen në ditët e para.

Përveç rezistencës ndërkombëtare, do të duhet bashkërendim me faktorin ndërkombëtar që ata të japin nga ana e tyre…jemi në hapat vendimtarë për futjen në BE dhe rezoluta e PE disa ditë pasi protesta u bë e njohur me moratorium për ato ligje që po reklamonte ishte shuplakë e rëndë për këtë autokrat. Faktori ndërkombëtar e ka marrë një vendim. Ata janë me protestën por nuk janë shprehur publikisht.”, tha ai.

Disa dsitë pas protestës ne kemi një ndëryrje të fuqihme të spak në zvërnec me zbulimin e aferës së tokave. Besoj se ka qenë presion i protestës. Protyesta në shumë dimensione e kas arritur qëllimin por duhet të organizohem më mirë që të jemi ëte stadi tjetër.

Ai komentoi edhe 5 kërkesat e protestuesve. Aktivisti theksoi se pas largimit të Ramës, duhet të krijohet një qeveri tranzitore. Sipas tij, protesta, ndërkombëtarët dhe SPAK-u do të ushtrojnë presionin e duhur për të marrë vendimet e duhura.

“Pas kryeministrit, duhet të ketë një qeveri tranzitore, apolitike, do të miratohet në Kuvend. Do të jetë gjithmonë nën trysninë e tre vektorëve të tjerë. Kjo politikë e ka humbur moralin e vet për të bërë ligje. Tre faktorët e tjerë: Protesta, ndërkombëtarët dhe ndikimi i SPAK mendojmë se do të krijojnë presionin e duhur që të marrin edhe vendime jo politike, por në të mirë të vendit për zgjidhjen e kësaj krize. Njerëzit do të jenë teknicien.”, shtoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura