FOTO/ Ja kush është Nikolla Agolli, autori i dyshuar i plagosjes me armë të Brian Syzos në Pogradec! Kërkime në liqen për armën e zjarrit

Jun 29, 2026 | 14:36

Ky që shihni në foto është Nikolla Agolli (foto poshtë), autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të Brian Syzos, sot në Pogradec (29 qershor).

nikolla agolli

Policia e arrestoi teksa tentonte të arratisej me një furgon drejt Prrenjasit, pak pasi braktisi makinën e tij në Qafë-Thanë.

pogradec policia

Bashkë me të u kap edhe një person i dytë që e shoqëronte.

ekspertet1

Syzo (foto poshte), me precedentë penalë, u qëllua me armë në këmbë në lagjen nr. 3 në Pogradec dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

brian syzo

Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë hakmarrja, pasi vëllai i Syzos dyshohet se ka plagosur Nikollën vitin e kaluar.

ekspetet pogradec

Policia aktualisht po kërkon për armën e krimit të përdorur nga Agolli, që dyshohet se e ka hedhur në liqenin e Pogradecit.

liqen kerkime arma

Nikolla Agolli u plagos vitin e kaluar nga Sindi Syzo, vëllai i Brianit, në një berberhane. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të Pogradecit, në janar të 2025.

ekspertet2

Njoftimi i Policisë për arrestimin:

“Plagosi me armë zjarri një 35-vjeçar në Pogradec dhe u largua, kapet në Përrenjas pas disa minutash ndjekjeje nga Policia.

ekspertet3

Rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se, gjatë një konflikti, shtetasi N. A., 24 vjeç, banues në Buçimas, Pogradec, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin B. S., rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

vendi i plagosjes pogradec

Shërbimet e Policisë së Pogradecit, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Përrenjas, kapën dhe po shoqërojnë në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, autorin e dyshuar të ngjarjes.

pogradec plagosja2

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”.

pogradec plagosja6

ekspertet4

© Panorama.al

Te lidhura