EMRI+FOTO/ Aksident i rëndë në rrugën Fushë Krujë-Laç, makina “Benz” përplas për vdekje drejtuesin e motorit! Policia arreston shoferin, dyshimet e para për shkakun

Jun 21, 2026 | 13:27

Aksident me vdekje në aksin e vjetër rrugor Fushë-Krujë-Laç.

aksidenti fushe kruje

Një autoveturë tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë, në të cilën udhëtonte Gjin Kola, banor i zonës.

Motoristi ka ndërruar jetë në vend ndërsa shoferi i veturës Luljan Vena, 24 vjeç, është shoqëruar në rajonin e Policisë Fushë-Krujë.

aksidenti lac fushe kruje

Policia po heton dinamikën dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa dyshohet për një pakujdesi të drejtuesit të veturës, por do pritet edhe ekspertiza auto-teknike për të dalë në konkluzion.

aksidenti fushe kruje lac

© Panorama.al

Te lidhura