EMRAT/ Vrau me armë gjahu ish vjehrrin dhe mori peng ish gruan, Policia jep detaje: 35-vjeçari plagosi edhe ish vjehrrën

Jul 24, 2026 | 8:23

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht të Roskovecit.

vrasja ne fier

35-vjeçari Refit Buzi ka qëlluar për vdekje ish vjehrrin e 58-vjeçarin Kosta Plaka si dhe ka plagosur edhe gruan e tij 55-vjeçare Belere Plaka.

Policia bën me dije gjithashtu se autori ka marrë më pas ish bashkëshorten dhe është larguar me makinë, duke marrë edhe armën e gjahut.

E plagosura është dërguar në spital, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

 

© Panorama.al

Te lidhura