ELBASAN/ Dy të vetëflijuar me fostoksinë

Oct 21, 2011 | 11:57

ELBASAN- Vetëflijimi me fostoksinë shënoi dy viktima dje në qarkun e Elbasanit. “Në orët e para të mëngjesit është dërguar nga të afërmit e tij në spitalin kirurgjik i vetëhelmuar, shtetasi Musa Gjyla, 62 vjeç, banues në fshatin e Shalës, i cili me gjithë ndihmën mjekësore, gjeti vdekjen. Po kështu, rreth një orë më pas, është dërguar nga të afërmit e tij në spital, i vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi Dhimitër Vasili, 67 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” në Elbasan, i cili ndërroi jetë disa minuta pas mbërritjes në spital”, bëri të ditur Policia. Në të dyja rastet, nga ana e Policisë u dërgua grupi hetimor, i cili, pasi kreu veprimet e para dhe bazuar në dëshminë e familjarëve të viktimave, rezultoi se ata vuanin nga depresioni. m.s

© Panorama.al

Te lidhura