SHKODER- Vdes ne spital si pasoje e plageve te renda kambisti Mark Gjoni.
Megjithe nderhyrjen e mjekeve, ai nuk ka mundur te shpetoje dot, pasi demtimet si pasoje e shperthimit te telekomanduar te eksplozivit qe iu vendos makines qe ai drejtonte ishin shume te medha.
Ngjarja ka ndodhur mengjesin e sotem, në lagjen “Vasil Shanto”, ne kohen qe kambisti Mark Gjoni ka qene duke shkuar ne pune.
Sipas te dhenave te para, shperthimi ne makine ka qene i fuqishem. Ai u derguaa me urgjence ne spitalin rajonal dhe mjeket bene me dije se situata ne te cilen ndodhet eshte kritike. Pak ore pas mberritjes ne spital, ai humbi jeten.
Nuk ka ende te dhena per autoresine dhe sasine e lendes shperthyese. Policia ka nisur hetimet per shkaqet e vendosjes se eksplozivit, duke marre ne pyetje te aferm te te demtuarit.
© Panorama.al











