Ekonomia, OK Fullanit si guvernator i BSH

Nov 16, 2011 | 12:06
Komisioni i Ekonomise

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë miratoi sot me votat e maxhorancës dekretin e presidentit të vendit, Bamir Topi për emërimin e Ardin Fullanit në krye të Bankës së Shqipërisë.

Miratim, që pritet tashmë t’i kalojë Kuvendit për votim, për t’i hapur rrugë një mandati të ri 7 vjecar për Fullanin si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Deputetët socialistë kanë kërkuar praninë e vetë Fullanit në këtë mbledhje, duke u shprehur kundër kandidaturës.

Qëndrim që në fakt ishte mëse i pritshëm, nisur nga reagimi i menjëhershëm i kreut të PS-së, Edi Rama, fill pas dekretit të Presidentit. Rama e cilësoi Fullanin si kandidaturën më të papërshtatshme që mund të zgjidhej për atë post, ndërkohë që dha alarmin se ekonomia po shkon drejt asaj që ai e cilësoi ‘rrokopujë’.

© Panorama.al

Te lidhura