“Edi Ramën e presin një seri procesesh ligjore”- Sali Berisha: Po përgatitet që të mos ia marrë askush PS-në, por të qëndrojë kryetar i saj

Mar 8, 2025 | 13:33

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kryeministrin Edi Rama e presin një seri procesesh gjyqësore, ku sipas tij më kryesorja është afera e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

sali berisha 5

Berisha, në një bashkëbisedim virtuale me qytearët, deklaroi se nuk duhet të çuditen nëse, sipas tij, kërkohet ekstradimi i kreut të qeverisë.

Ai theksoi se Edi Rama po përgatitet që të mos ia marrë askush Partinë Socialiste, por të qëndrojë kryetar i saj.

“Edi Rama po përgatitet që të mos ia marrë kush PS, por të qëndrojë prapë kryetar i saj,  E vërteta është që Ramën e presin procese ligjore, seri procesesh ligjore në Shqipëri.

Por njëri është më epror nga të tjerët, afera e McGonigal, mos u çudisni nëse kërkohet për ekstradim dhe ju jap fjalën që do të ekstradohet pa asnjë diskutim”, tha Berisha

© Panorama.al

Te lidhura