“Edi Rama dhe Sali Berisha janë zënë si miu në çark!” – Protestuesi: S’do të largohemi pa dorëheqje! Jemi këtu për t’ju thënë zhdukuni dhe largohuni

Jul 7, 2026 | 21:08

Një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha janë zënë në “çark” që nga dita e parë e revoltës qytetare.

Në fjalën e tij, ai ironizoi kryeministrin për ofendimet ndaj protestuesve si dhe qëndrimet e Berishës njëherë kundër dhe më pas pro protestës. Ai deklaroi se thirrja e tyre është për largimin dhe zhdukjen e tyre nga politika.

“Kjo protestë që ditën e parë i ka zënë si miu në çark Edi Ramën dhe Sali Berishën. I ka bllokuar brenda që të dy, njëri hidhet dhe përdridhet si dhelpër në selinë e PD se njëherë s’e do dhe njëherë e do protestën. Ndërsa tjetri thotë sorra.

Të gjithë protestuesit t’i kërkojnë dorëheqjen pa kushte si Berishës dhe Ramës. Nuk do të largohemi pa dhënë dorëheqjen këto intrigrantë që na kanë sjellje në këtë gjendje.

Nuk jemi këtu për lëmoshën e Ramës dhe Berishës, jemi për t’u thënë zhdukuni e largohuni. Na e kanë sjellë shpirtin në majë të hundës.”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura