VIDEO/ “Rama jepe dorëheqjen!”- Protesta e 38-të për largimin e kryeministrit dhe qeverisë së tij, qytetarët marshojnë në Tiranë: Ju erdhi fundi!

Jul 7, 2026 | 21:46

Protesta e 38-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, me qytetarët që pas tubimit para Kryeministrisë kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Pjesëmarrësit kanë përsëritur thirrjet e tyre kundër qeverisë, ndërsa gjatë ecjes janë dëgjuar sloganet “Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Ju erdhi fundi!”.

Marshimi është shoqëruar me pankarta dhe mesazhe politike, ndërsa qytetarët kanë vijuar të kërkojnë largimin e kryeministrit dhe të qeverisë së tij.

Screenshot 2026-07-07 214536

© Panorama.al

Te lidhura