Pankarta me mesazhe kundër qeverisë kanë shoqëruar edhe protestën e 38-të radhazi para Kryeministrisë, ku qytetarët kanë vijuar thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Një prej pankartave të shfaqura në tubim, protestuesit kanë përdorur ironi ndaj qeverisë, duke e paraqitur si një version politik të përrallës “Borëbardha me 7 xhuxhat”, ku në rolin e personazheve vendosen emra të zyrtarëve të mazhorancës.
Në pankartë shkruhej: “Borëbardha me 7 hajdutë”, me “regjisor” Edi Ramën dhe “Borëbardhë” Belinda Ballukun, ndërsa renditen edhe emrat e politikanëve të tjerë, si Erion Veliaj, Taulant Balla, Ogerta Manastirliu, Ulsi Manja, Arben Ahmetaj dhe Erion Braçe.
Mesazhe të tjera të vendosura në pankarta gjatë protestës ishin “38 ditë mund të na injoroni, nuk mund të na heshtni”, “sa më shumë arrogancë, aq më shumë shkëputja me qytetarët. Aq më shumë urrejtje…” dhe “Një i çmendur, një vend e çmend”.
© Panorama.al
















