“Nuk do të ndalemi derisa të ikë Rama” – I riu në protestë: SPAK të hetojë 4 milionë eurot që do të ikin për patronazhistët në koncertin e Kanye West

Jul 7, 2026 | 21:44

Një i ri që mori fjalën në protestën kundër qeverisë deklaroi se nuk do të ikin nga bulevardi deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ai i bëri thirrje gjithashtu SPAK-ut që të hetojë 4 milionë eurot që ka ndarë qeverisë për koncertin e Kanye West në Tiranë. Sipas tij, këto para do të shkojnë për patronazhistët e qeverisë së Ramës.

“Zoti kryeministër i hoqët syzet e kuqe dhe i vendoset blu por shikimi yt ngeli bardh a zi. Na quajtët korba e sorra. Fjala juaj është e zezë, puna juaj edhe më e zezë, por propaganda jote është e dobët. Harxhon miliarda për patronazhistë që të komentojnë në Facebook. T’i mendon se ne do të ikim, por ne nuk ikim nga sheshi. Do të jemi këtu.

I bëj thirrje studentëve që i kanë mbaruar provimet dhe janë kthyer në vendet e tyre. Populli shqiptar po jep provimin më të rëndë në 100 vitet e fundit. Provimet për ju nuk kanë mbaruar akoma. Që ta kaloni me sukses provimin duhet të mbushni sheshet në qytetet tuaja. I bëj thirrje SPAK të hetojë 4 milionë eurot që do ikin në koncert për patronazhistët.”, tha mes të tjerash ai.

© Panorama.al

Te lidhura