E zbresin nga avioni, është shumë i gjatë!

Apr 11, 2011 | 9:42

E zbresin nga avioni, pasi ishte shume i gjate. Ngjarja ka ndodhur ne nje nga fluturimet e kompanise amerikane Horizon Air dhe zoteria qe eshte refuzuar ishte i gjate 2 meter.

Zoteria fillimisht u akomodua ne nje nga sediljet, por kembet e tij nuk mund te rehatoheshin dot. Pas disa alternativash te pasuksesshme atij iu kerkua te zbriste nga avioni.

Kompania ka kerkuar ndjese e jo vetem kaq.  “Kërkojmë falje për gjithçka ka ndodhur dhe për mënyrën se si u trajtua ky problem”, theksohet ne deklaratet e leshuar nga kompania pas incidentit ne fjale, ku shtohet se atij i eshte dhuruar nje bilete falas.

Ngjarje te tilla nuk jane te padegjuara. Në SHBA kane ndodhur episode te tille me njerez shume te gjate, ose shume te shendoshe.

© Panorama.al

Te lidhura