E trishtë! Futbollisti humb gruan e tij, sakrifikoi jetën për të mbrojtur vajzën e tyre gjatë tërmeteve në Venezuelë

Jun 27, 2026 | 12:53

Një nënë venezulane ka vdekur ndërsa shpëtonte vajzën e saj gjatë tërmeteve që goditën vendin, sipas futbollistit Hektor Bello dhe mediave lokale.

hah

Bello shkroi në Instagramin e tij se “dashuria e tij e çmuar”, e quajtur nga mediat venezueliane si gruaja e tij Andrea, shpëtoi jetën e vogëlushes së tyre gjatë dy tërmeteve të fuqishme.

“Do t’i tregoj historinë se si e shpëtove, dashuria ime, si dhe jetën tënde për vajzën tonë, si ishe një grua e guximshme që nuk e braktise kurrë, edhe kur dhe frymën e fundit”, shkroi Bello në postimin e tij.

12

Në një seri postimesh, Bello tha se udhëtoi për në Caracas ku vajza e tij ishte në spital.

“Vajza ime dhe tezja e saj janë mirë, ato nuk do të dalin sot, ato do të qëndrojnë në spital. Faleminderit shumë që më mbështetët gjatë kësaj dhimbjeje të madhe”, postoi ai të premten në mbrëmje.

Në një histori të veçantë në Instagram, Bello shkroi: “Si t’ia shpjegoj vajzës tënde se humbe jetën për të shpëtuar të sajën dhe se unë nuk isha aty për të bërë asgjë? Si ta shpjegoj? Më jep forcë tani.”

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura