E shtuna ditë zie për vdekjen e Papës/ Sali Berisha tregon nëse do ta respektojë: Do vijoj fushatën elektorale, por…

Apr 25, 2025 | 13:40

Ndonëse dita e nesërme do të jetë ditë zie në Shqipëri në nder të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë, Sali Berisha thotë se do të vazhdojë fushatën elektorale.

berishaa1

I pyetur nga gazetarët, Berisha deklaroi se në cdo takim do të mbajë një minutë heshtje, në nderim të figurës së Papës.

“Vijoj fushatën duke respektuar plotësisht rregullat e zisë. Dmth, përcaktohen nuk do të ketë muzikë dhe natyrisht do të nderohet kujtimi i shenjtërisë së tij Papa Françeskut, në çdo takim me 1 minutë heshtje”, tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura