LaLiga ka zyrtarizuar oraret për tre ndeshjet e para të sezonit 2026-27. Një kampionat që do të fi llojë të shtunës 15 gushtit deri të hënën 17 siç është planifi kuar dhe rënë dakord mes klubeve. Por çuditërisht, kjo ditë e parë e La Ligës do të fi llojë në dy faza. Fillimisht një pjesë e madhe e skuadrave që nuk preken nga Kupa e Botës sepse nuk kishin lojtarë në gjysmëfi nale do të luajnë përpara dhe më pas një grup tjetër. Është në atë grup të dytë ku shfaqet Real Madrid.

Bardhezinjtë do të fi llojnë të luajnë ndeshjen e dytë së pari para të parës. Në këtë mënyrë, bardhezinjtë do të nisin përballjen me Espanjolin më 22 gusht, të shtunën në orën 21:30 në stadiumin RCDE, në të cilin, sipas kalendarit të përcaktuar, i përket ditës së dytë të kampionatit.
Do të jetë të mërkurën më 26 gusht kur “Los Blancos” luajnë për herë të parë në stadiumin Santiago Bernabéu në sezonin aktual të ligës. Do të jetë kthimi i Murinjos në atë që ishte shtëpia e tij për tre sezone 2010-2013, dhe në të cilën ai u kthye në janar dhe shkurt të këtij viti me Benfikëna në një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Kundërshtari i tyre do të jetë Real Sociedad (21:00), me të cilin do të përballen në mes të javës.
Katër ditë më vonë, madridilenët do të presin edhe një herë Malagën. Kështu do të mbyllet muaji gusht në çështjet zyrtare, por më herët janë planifi kuar dy miqësore me mundësinë e një të tretë. E para nga këto miqësore do të luhet në Austri, konkretisht në Klagenfurt, në “Vërtherse Stadion”, kundër Fiorentinës.
Ndeshja është planifi kuar për më 1 gusht në orën 18:00. Bardhezinjtë tashmë kanë vizituar vendin austriak pranë kufi rit me Slloveninë në dy vjet vitet e fundit, së pari në vitin 2021 për t›u përballur me Milanin (0-0), dhe vitin e kaluar, ku mundën WSG Tirol në Insbruk në një tjetër miqësore (0-4, me gola nga Militao, Mbape (shënoi një dygolësh) dhe Rodrgo).
Më 12 gusht ata do të kenë prezantimin e tyre në tokën spanjolle, bardhezinjtë do të kthehen në La Korunja, për të luajtur edicionin LXXXI të Trofeut Teresa Herrera (9:00 pasdite). Megjithatë, ekziston mundësia që Real Madridi të bëjë një udhëtim tjetër në Evropë. Në Gjermani ka pasur një thashethem se bardhezinjtë mund të shkojnë për të festuar 25-vjetorin e stadiumit Shalke 04, i cili mbahet më 13 gusht, por opsione të tilla si luajtja e asaj ndeshjeje më 16 gusht janë duke u trajtuar.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











