“PS dhe PD janë përgjegjëse”- Protestuesja akuza qeverisë: Me Paketën e Maleve po grabisin tokat për t’ua dhënë oligarkëve!

Jul 21, 2026 | 20:57

Një nga protestueset tha nga podiumi para Kryeministrisë së politika ishte përgjegjëse për ligjin e ndarjes së tokës, 7501 dhe tani qeveria po grabit pronat e shqiptarëve për t’ua dhënë oligarkëve.

Ajo denoncoi aktin për Paketën e Maleve si abuziv dhe të mirëmenduar vetëm për grabitje pronash.

“Siç e thamë në fillim të tubimit kjo qeveri dhe ky sistem punoi aktivisht për të larguar shqiptarët dhe tani vijnë me atë që quhet Paketa e Maleve për t’i rikthyer nga trojet që i dëbuan. Por kjo është një skemë e mirëmenduar sepse kërkojnë të grabisin trojet për t’ua dhënë ato oligarkëve”, tha ajo.

Qytetarja deklaroi se nëse do të ishte regjistruar prona ata do të kishin mundësi t’i zhvillonin nuk do të shpopulloheshin fshatrat, nuk do të zbrazeshin shkollat, sepse shqiptarëve u është mohuar e drejta e pronës.

“52 ditë që ne kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe nuk jemi lodhur sepse hallet e njëri-tjetrit janë hallet që kemi të gjithë dhe është faji i klasës politike 35-vjeçare ndaj dhe themi Rama në burg Berisha në burg. Rama mori rrugën deri në Theth të cilin e shkatërroi pasi ftoi shqiptarët të investonin. Vendi është shpopulluar me qëllim që toka të jetë e pavlefshme. Tokat janë ndarë me 7501 në mënyrë të padrejtë ndaj ne dënojmë klasën politike. Ka zona të tëra që nuk janë regjistruar në Hipoteka, ndaj populli iu dënon. Nëse do të ishte regjistruar prona ata do të kishin mundësi t’i zhvillonin nuk do të shpopulloheshin fshatrat, nuk do të zbrazeshin shkollat, sepse shqiptarëve u është mohuar e drejta e pronës”, vijoi ajo.

protestuesja

Në fund ajo propozoi edhe një zgjidhje për çështjen e pronave:

“Ka mundësi që të rregullohet çështja e pronës, sipas sistemit të gjendjes civile të trashëgimtarëve. Më pas ata e vendosin vetë nëse e duan ta zhvillojnë, në Kukës e Tropojë nuk mund ta zhvillojmë pronën sepse janë pa të drejtë pronësie”, tha ajo.

© Panorama.al

Te lidhura