Klubi saudit Al-Hilal ka arritur marrëveshje me Uest Hem për transferimin e anësorit holandez Samërvajll për shumën prej 80 milionë eurosh.

Skuadra nga Saudi Pro League ka lënë pas të gjithë konkurrencën me ofertën e saj të madhe për yllin holandez, i cili pritet t’i nënshtrohet vizitave mjekësore përpara se të finalizojë transferimin.
Për Samërvajll kishte shumë interesime nga Premier League, përfshirë Manchester Junajtid, Totenhem dhe Fulhem, ndërsa Roma kishte parë të refuzohej një ofertë prej 39 milionë eurosh më herët gjatë javës.
Sipas “The Athletic”, Al-Hilal ka mbyllur tashmë marrëveshjen për transferimin e 24-vjeçarit. Një tjetër shitje të madhe për Uest Hemin pas largimit të Mateus Fernandes drejt Tottenhamit më herët gjatë kësaj vere.

Samërvajll shënoi pesë gola në Premier League sezonin e kaluar, ndërsa më pas shkëlqeu me Holandën në Kupën e Botës 2026, ku realizoi dy gola.
Tashmë ai pritet t’i bashkohet Al-Hilalit, skuadër që e mbylli sezonin e kaluar në vendin e dytë në kampionatin saudit. Ekipi drejtohet nga ish-trajneri i Interit, Simone Inzaghi, dhe në përbërje ka emra të njohur si Karim Benzema, Ruben Neves dhe Kalidou Koulibali.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











