Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq mesditën e sotme (21 qershor).
Trupi i pajetë i një gruaje 60-vjeçare është gjetur në fshatin Sheqeras, brenda banesës së saj.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima mund të ketë rreth 3 ditë që ka ndërruar jetë.
Gruaja i përket komunitetit rom dhe është gjetur gjatë mesditës në banesë.
Nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune ndërsa grupi hetimor po kryhen hetimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
© Panorama.al












