E prangosën dhe i vunë flakën, gjendet i djegur në sediljen e pasme të makinës një person në Greqi! Viktima dyshohet se është shqiptar

Nov 7, 2025 | 19:31

Një ngjarje e rëndë kriminale u zbuluar sot në Skuarta të Viotisë, Greqi, ku një burrë u gjet i djegur në ulësen e pasme të një automjeti, i lidhur me pranga.

peripoliko-xrwma

Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet të jetë shtetas shqiptar, i cili ishte raportuar i zhdukur disa ditë më parë.

Trupi, i cili është gjetur i karbonizuar, mësohet se nuk mund të identifikohet pa autopsi për shkak të dëmtimit të plotë nga zjarri.

Mediat fqinje shkruajnë se prangat u gjetën nën sqetulla, të cilat ndoshta u përdorën për ta lidhur, por që i ranë nga duart për shkak të karbonizimit.

Po ashtu, mësohet se automjeti ishte vjedhur më parë nga zona e Glyfadas dhe mbante targa të falsifikuara.

Dyshohet se burri ka ndërruar jetë rreth dy ditë më parë, ndërsa makina u zbulua nga një gjuetar në një zonë të shkretë, larg syve të kalimtarëve dhe kamerave të sigurisë.

Policia ka vënë re se targat e falsifikuara përkasin një makinë të ngjashme nga Pieria, ndërsa automjeti i vjedhur është raportuar që në pranverën e kaluar.

Mediat greke shkruajnë se nuk janë gjetur gëzhoja, dhe nuk dihet nëse viktima ka pësuar dëmtime të tjera, gjë që do të përcaktohet vetëm nga autopsia.

Hetimet po përqendrohen gjithashtu tek zhdukja e fundit e një shtetasi të huaj nga Athina, i cili kishte njoftuar se do të udhëtonte drejt Villia dhe më pas humbi kontaktet me familjen. Personi në fjalë, sipas Kathimerini, nuk ka të shkuar kriminale.

© Panorama.al

Te lidhura