Disa ditë më parë doli në publik botimi ‘sekret’ i Kryeministri Edi Rama, “Libri rozë” i arkitekturës, i njohur me emrin “The Albanian Files”. ( Kanali telegram SHKARKOJE KETU TE PLOTE)
Ky botimi i parashikuar për një rrjet të ngushtë bashkëpunëtoresh dhe investitorësh rrodhi në publik, pasi kryeministri ja dhuroi me dedikim një gazetareje të huaja me shënimin “nga një vrasës flamengosh”. Kjo e fundit ja shpërndau gazetareve shqiptarë.
Botimi i parë këtë nismë e cila tregon se çfarë ndërtimesh janë bërë në Shqipëri, si kulla apo resorte në zonat dhe natyrën shqiptare është publikuar nga Citisens.al.
Ndërkohë që një ditë më parë bëri bujë ne media, një letër private që i ishte dërguar kryeministrit Rama dhe na një arkitekt holandez, i cili i kërkonte këtij të fundit të mos bënte zgjedhje në Shqipëri, pasi këta të fundit mund të mbeteshin pa punë dhe nuk do të realizonin kërkesat e Edi Ramës për të ndërtuar në të gjithë Shqipërinë.
Madje ai shkonte më tej teksa i sugjeronte që pas mandatit të 5, Edi Rama të shpallej “president i përjetshëm ose mbret”.
Votimi i plotë me rreth 800 faqe mund ta lexoni të plotë në Panorama.al, duke klikuar linkun e mëposhtëm te Kanalit në Telegram! KLIKO KETU
The Albanian Files : Free Download, Borrow, and Streaming : Internet Archive https://t.co/K3zMWcuU0n via @internetarchive
— Gazeta Panorama (@Gazeta_Panorama) June 27, 2026
© Panorama.al













