TIRANË- Një punonjës i policisë në Tiranë është aksidentuar në mbrëmje teksa udhëtonte me një motor.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jordan Misja”, në kryeqytet, ndërkohë që polici, R. Xh është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Sipas të dhenave të para, motori është përplasur nga një automjet, qe nuk ka ndaluar pas ngjarjes dhe si pasojë e goditjes polici ka marrë plagë të rënda.
Në vend kanë mbërritur forca të policisë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
© Panorama.al











