Botërori 2026 do të mbahet mend për fazën pas grupeve, që nuk ka prodhuar befasi të mëdha. Kjo për shkak se 24 nga 28 ndeshje kanë parë të kualifikohen skuadrat e kuotuara si më favorite. Surpriza të mëdha ndërkohë mund të quhen vetëm eliminimet e Gjermanisë dhe Brazilit, pavarësisht se përfshihen po ashtu Holanda e Kolumbia.

Kështu edhe ndodhi në Botëror. Franca, Spanja, Anglia dhe Argjentina fituan grupet respektive. Ndaj u shmangën përballjet mes tyre përpara gjysmëfinaleve.
Katër skuadrat në fjalë janë të pozicionuarat më lart në renditjen e FIFA-s. Sa i përket gjysmëfinaleve, Franca është favorite përballë Spanjës. Në anën tjetër qëndron Anglia me më shumë mundësi se Argjentina.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











