Sulmuesi i Bajernit, Serxh Gnabri, ka ndarë një përditësim pozitiv mbi rikuperimin e tij nga dëmtimi.

Tani kam sërish dëshirë të bëj gjëra që disa javë më parë nuk mendoja se mund t’i bëja. Kam zhvilluar sërish ushtrimet e para me pasime, si edhe lëvizjet anësore, pikërisht ato që shkaktuan dëmtimin tim.
Tani po i përfshij sërish në stërvitje. Po fitoj ritmin gradualisht, po vrapoj gjithnjë e më shpejt dhe të gjitha këto më bëjnë të ndihem shumë mirë.” Gnabri shpreson të rikthehet plotësisht në formë në kohë për ndeshjen e parë zyrtare të sezonit.











