FOTO/ Protesta që mbledh dhe VIP-at, të famshmit mbi 40 ditë në shesh! Nuk heqin dorë nga qëndresa për largimin e qeverisë

Jul 12, 2026 | 12:34

Kanë kaluar mbi 40 ditë që kur qytetarët shqiptarë janë lëshuar në shesh në një protestë që nuk është parë kurrë në këto vite në vendin tonë. Me disa kërkesa, ku kryeson dorëheqja e Kryeministrit Rama, shqiptarët nuk kanë ndërmend të dorëzohen.

vipat ne proteste

Me marshime, fjalime dhe me akte qytetarie, duket se ata kanë dhënë një shembull në gjithë botën. Por krah tyre për mbi 40 ditë kanë qenë edhe personazhe të njohura të ekranit, që nuk kanë hequr dorë nga kjo kauzë.

DEA MISHEL

dea

Blogerja ka qenë një ndër emrat më të lakuar të kësaj proteste. Që në krye të herës, të shumtë janë ata që e kanë sulmuar apo mbështetur Dean në deklaratat e saj. Megjithatë, të gjitha ndodhitë e fundit rreth emrit të saj, nuk e kanë shqetësuar aspak, përkundrazi. Dea sërish ka qenë pjesë aktive e protestës, duke mos ndryshuar asgjë nga itenerari i saj, në këtë muaj kaq intensiv. Thuajse çdo ditë, ajo vijon me protestën, të cilën e ka shndërruar tashmë në kauzën e saj kryesore.

SONILA MEÇO

MECO

Gazetarja është padyshim ndër emrat, e cila që në ditët e para të protestës u listua në mbështetje të kësaj kauze. Si një penë e mprehtë, ajo ka reaguar shpesh herë në ekran, por edhe në rrjetet e saj sociale. Megjithatë, angazhimin si qytetare, Sonila e ka vijuar edhe në shesh. Krejt e vetme, ajo i është bashkuar protestës, duke u bërë njësh me ata qindra mijëra shqiptarë që çdo ditë mbushin sheshin kryesor të Tiranës.

FJORALBA PONARI

ponari

Për disa javë rresht, Fjoralba ka qenë kryefjala e zhvillimeve të protestave. Ishte pikërisht figura e saj, që u imitua nga kryeministri Rama kur u tall me blogeret. Por duket se një fakt i tillë nuk e ka intimiduar aspak prezantuesen, e cila ka vijuar me angazhimin e saj. Ajo është parë në protestë thuajse çdo ditë, duke vijuar me angazhimin e saj qytetar. Paralelisht edhe në rrjetet sociale, ajo ka bërë kryefjalë tashmë zhvillimet që vijnë nga kjo protestë.

DORINA MEMA

dorina mema

Si një aktiviste e shoqërisë civile, Dorinën e kemi parë të përfshihet në shumë kauza. Ndaj ajo nuk kishte kurrësesi të mungonte në një protestë kaq madhështore që organizohet nga qytetarët e vendit tonë. duhet thënë se ajo ishte ndër të parat personazhe publike që reagoi edhe publikisht në mbështetje të protestës. E që atëherë, deri më sot, kanë kaluar më shumë sesa 40 ditë, megjithatë, Dorina ende shihet thuajse çdo ditë në shesh.

DOJNA MEMA

dojna

Me Dojnën jemi mësuar në ekran ta shohim si kritikë të qeverisë. Në hapësirën e saj mediatike, të shpeshta kanë qenë problematikat, për të cilat ajo ka ngritur zërin. Megjithatë, edhe vetë moderatorja e ka kuptuar që kaq nuk mjafton, ndaj edhe i është bashkuar protestuesve në shesh. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë së bashku me bashkëshortin e saj, Vlashentin. Çifti duket se ka takuar shumë miq, duke iu bashkuar kështu protestës që po zhvillohet prej më shumë sesa 1 muaji.

 

© Panorama.al

Te lidhura