E BUJSHME/ Para Argjentinës, Bellingam përplaset me trajnerin Tuhel tek Anglia: Ai nuk e di se si është

Jul 12, 2026 | 12:19

Xhud Bellingam kualifikoi Anglinë në gjysmëfinale, pasi shënoi dy gola dhe përmbysi rezultatin ndaj Norvegjisë. Pas sfidës së fituar në Botëror, prononcimet pas ndeshjes bënë që Bellingam dhe trajneri Tuhel të përplaseshin.

Screenshot 2026-07-12 112833

 Tuhel i konsideroi lojtarët e tij me fat. Në anën tjetër ishte Bellingam që nuk e priti mirë këtë deklaratë.

Dhe pse në fillim u mundua ta shmangte deklaratën e Tuhel, më pas Bellingam u shpreh: “Ndoshta ai nuk e di se si është të luash në ato lloj kushtesh kundër Erling Haland, Odegard, Nusa dhe Sorlot. Nuk është një skuadër e lehtë për t’u përballur”.

Karriera e Tuhel si futbollist përfundoi 25 vjeç për shkak të një dëmtimi. Para se të kthehej në futboll si trajner, Tuhel madje punoi banakier. Bellingam përmendi yjet e Norvegjisë ndërkohë, ndërsa duhet të luanin në temperaturat shumë të larta të Majemit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura