EMRI/ I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 48-vjeçari! Pritet të ekstradohet drejt Italisë

Jul 12, 2026 | 12:12

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni.

Ekstradim

Sipas policisë, shtetasi Bekim Nikolli është dënuar në Itali me 13 vite burg për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Skllavërimi/Nënshtrimi”.

Sipas autoriteteve italiane, ky person, bashkë me të tjerë, shfrytëzonte për prostitucion shtetase të futura në mënyrë të paligjshme në Itali.

Gjithashtu, ai dyshohet se ushtronte dhunë ndaj tyre, me qëllim maksimizimin e fitimeve nga shfrytëzimi për prostitucion dhe mbajtjen e tyre nën kontroll.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “FAST”, i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.

Kapet në Tiranë dhe arrestohet, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i dënuar me 13 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim/nënshtrim.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet FAST Albania dhe FAST Itali, shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin, “FAST Albania”, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, në zonën e Institutit Bujqësor, në Tiranë, dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Bekim Nikolli, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, Itali, në nëntor të vitit 2021, e ka dënuar me 13 vjet burgim për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Skllavërimi/Nënshtrimi”, të parashikuara nga legjislacioni penal italian.

Nga informacionet e autoriteteve italiane rezulton se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shfrytëzonte për prostitucion shtetase të futura në mënyrë të paligjshme në Itali.

Gjithashtu, ai dyshohet se ushtronte dhunë ndaj tyre, me qëllim maksimizimin e fitimeve nga shfrytëzimi për prostitucion dhe mbajtjen e tyre nën kontroll.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

© Panorama.al

Te lidhura