“E kam parë se ç’ndjen njeriu kur e marrin në rrugë dhe e nxjerrin para një hetuesi që bën presion”- Rama: Nuk e kam pranuar kur kam qenë askushi, ta pranoj sot që jam kryeministri i Shqipërisë

Feb 26, 2025 | 9:58

Kryeministri Edi Rama është shprehur se drejtësinë “kur të kapin në rrugë dhe të marrin në pyetje” e ka parë dhe thekson se “nuk e kam pranuar kur kam qenë askushi me duar në xhepa, ta pranoj unë sot që jam kryeministri i Shqipërisë”.

Rama tha se e ka udhëhequr luftën për t’i dhënë padrejtësi drejtësisë dhe se nuk ka komentuar punën e saj për 5 vite, por shton se “nuk ka për ta pasur më heshtjen tonë kur pavarësia kthehet në carta bianca për të shkelur të drejtat e njeriut”.

“Unë e kam parë vetë filmin kur të kapin në rrugë dhe të marrin në pyetje. E kam parë kur të humbte trupi pa gjurmë, kur s’kishte as afrime e as largime, as portale as kanale, as Europë as Amerikë, as Kushtetutë dhe as ligj, që mbronte të drejtat e njeriut. E kam parë se çfarë ndjen njeriu kur e marrin në rrugë, e fusin në fugon, thonë hajde me ne dhe del një hetues dhe të bën presion. Nuk e kam pranuar kur kam qenë askushi me duar në xhepa, ta pranoj unë sot që jam kryeministri i Shqipërisë.

Pasi kam udhëhequr me ju bashkë luftën për ti dhënë pavarësi drejtësisë. Për 5 vjet me radhë kemi thënë nuk komentojmë asnjë proces, asnjë vendim të drejtësisë dhe kur unë e shoh se për fat të mirë apo të keq jam më i gjatë se të tjerët dhe shoh pak më lartë se të tjerë, kjo metodë që kthehet në sistem është gabim. Nuk ka për ta pasur më heshtjen tonë kur pavarësia kthehet në carta bianca për të shkelur të drejtat e njeriut”, tha Rama

 

 

 

© Panorama.al

Te lidhura