Kryetarja e Komisionit te Ligjeve, njeheresh deputetja e PS-së, Klotilda Bushka (Ferhati) e cila është nën hetim nga SPAK për dosjen e Erion Veliajt, ka pranuar se ka komunikuar me Ina Goxhajn, duke u shprehur se ka e ka kushurirë dhe ka tentuar ta qetësojë, por jo që ta pengojë të thotë të vërtetën.
Klotilda Bushka u shpreh se ka lidhje familjare me Ina Goxhajn dhe se e ka këshilluar për të drejtat e saj.
“Nuk e kam penguar të thotë asgjë dhe as nuk kam tentuar të fsheh asgjë, sepse jam e interesuar të zbardhet e vërteta”, theksoi deputetja e PS.
Gjithashtu shtoi se: “Nuk di ta shpjegoj e çfarë mund të ketë ndodhur në Prokurori, çfarë presioni trysnie mund të ketë ndjerë kushërira ime që në deklaratat tona private ajo i ka sjellë e përcjellë në kontekst tjetër.”
Klotilda Bushka: Sa i përket pretendimit për pengim të së vërtetës, po unë e kam takuar vajzë bë fjalë si një person m të cilin kam punuar dikur dhe kam lidhje familjare dhe lidhje gjaku, Ina Goxhaj është kushërira ime, e kam e qetësuar duke këshilluar të thotë të vërtetën dhe nëse e gjykon të nevojshme të marrë një gjykatë. Si jurist i kam sqaruar një kushërire një të afërmi të drejtat e saj dhe vetëm kaq, nuk e kam penguar të thotë asgjë dhe as nuk kam tentuar të fsheh asgjë, sepse jam e interesuar të zbardhet e vërteta.
E kam kritikuar në fakt kushërirën time për faktin se adresa e organizatës ku ajo kishte qenë drejtoreshë ekzekutive nuk kishte ndryshuar që nga viti 2017 edhe pse e kisha kërkuar disa herë këtë gjë. Nuk di ta shpjegoj e çfarë mund të ketë ndodhur në Prokurori, çfarë presioni trysnie mund të ketë ndjerë kushërira ime që në deklaratat tona private ajo i ka sjellë e përcjellë në kontekst tjetër.
Kjo është e vërteta ime por për ta rrëfyer kurrë nuk jam thirrur, as dëgjuar, e mësova se jam nën hetim nga shtypi. Nuk më edhe dhënë mundësia të ballafaqoj komunikimet e të tretëve ku përmendet emri im, ku unë vetë nuk jam pjesë fare.
© Panorama.al











