Aktivisti Edison Lika foli në nisje të protestës së sotme, në ditën e 44-të të revoltave qytetare kundër Edi Ramës.
Ai u shpreh se protesta i dëshmoi gjithë shoqërisë se nuk e meriton këtë parlament dhe politikë.
Sakaq shtoi se këtë vit shqiptarët nuk do bëjnë pushime, por do jenë në bulevard duke protestuar.
Edison Lika: Për 44 ditë ju keni thënë se nuk doni më kriminelë, analfabetë në parlament. se nuk doni më kulla dhe beton. Duam më shumë parqe, infrastrukturë, gjelbërim, pemë në qytetet tona. Mbi të gjitha në 44 ditë i keni thënë këtij shteti që i duam vëllezërit dhe familjarët tanë në Shqipëri dhe jo jashtë shtetit. Ne nuk duam të largohemi duam të ndërtojmë të ardhmen tonë në Shqipëri më të mirë. Nuk largohemi nga ky shesh derisa kjo ëndërr e përbashkët të bëhet realitet për të gjithë ne. Ne do jemi këtu sa të kërkojë nevoja që Shqipëria të ndryshojë. Për shqiptarët sivjet nuk do ketë pushime. Pushimet do bëhen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. E vetmja mënyrë që shqiptarët të bëjnë pushim gjatë gjithë jetës së tyre është që këtë vit të bojkotohen pushimet.
© Panorama.al












