VIDEO/ Përfundon protesta e 44-të dhe marshimi kilometrik në Tiranë, qytetarët para Kryeministrisë: Nesër më shumë! Ju erdhi fundi!

Jul 13, 2026 | 22:22

Është mbyllur protesta e 44-të radhazi e qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Pas disa orësh qëndrimi para Kryeministrisë dhe marshimit kilometrik në rrugët e Tiranës, protestuesit janë rikthyer sërish para godinës së qeverisë, ku kanë përsëritur thirrjet e tyre kundër kryeministrit.

“Rama jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!” kanë qenë disa prej thirrjeve të dëgjuara në përfundim të tubimit.

Qytetarët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe ditën e nesërme, duke përsëritur mesazhin: “Nesër më shumë!”.

Screenshot 2026-07-13 222231

Screenshot 2026-07-13 222024 Screenshot 2026-07-13 221930

© Panorama.al

Te lidhura