Shumë probleme për Guardiolën, Maldini kërkon tek Italia shokun që dëshironte në pankinën e Milanit

Jul 13, 2026 | 22:04

Paolo Maldini prej disa ditësh ka nisur punën për të siguruar trajnerin e ri të përfaqësueses italiane, pas emërimit si pjesë e stafit teknik të Federatës Italiane.

maldini pirlo

Në majën e listës së preferencave është padyshim Pep Guardiola, por kostot e larta të një marrëveshjeje të mundshme si dhe fakti se spanjolli kërkon një projekt që të ketë deri diku garanci për suksese, vështirëson gjithçka.

Kjo ka bërë që Maldini të kthejë sytë drejt një prej miqve të tij që vlerëson maksimalisht, duke kaluar në plan të dytë edhe emra si Antonio Konte e Roberto Mançini, të cilët do të ishin gati të bënin çmenduri për t’u kthyer në drejtimin e të kaltërve.

Emri që tërheq Maldinin, por edhe Leonardon, është ai i Andrea Pirlos. Ish-mesfushori ka qenë shok skuadre me legjendën e futbollit italian si te Milani, ashtu edhe në përfaqësuese. Vetë Maldini tentoi pa sukses që ta afronte te Milani në vitin 2023, ndërsa Leonardo kishte provuar disa herë në vitet te PSG që ta bindte që të bëhej futbollist i parisienëve.

Edhe pse Pirlo nuk ka bërë shumë emër si trajner, me eksperiencat te Juventus, Sampdoria e Karagumruk që janë mbyllur pa shumë lavdi, për Maldinin ai përfaqëson pikërisht trajnerin që duhet pasi njeh mirë ambientin e futbollit italian, ka kurajë dhe ide.

Deri në fundjavë, Maldini dhe Leonardo pritet të bëjnë listën me alternativa, e cila do i dorëzohet presidentit të sapozgjedhur të Federatës, Xhovani Malago, i cili më pas do të jetë ai që do të bëjë zgjedhjen e tij për pankinën e lënë bosh pas largimit të Rino Gatuzos.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura