Plagosje me thikë pas konfliktit banal në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Jul 13, 2026 | 21:38

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur në lagjen Grumbullimi në Fushë-Krujë.

Policia-naten

Sipas informacioneve paraprake, një sherr për motive banale ka degraduar në përdorimin e mjetit prerës, ku i plagosur ka mbetur 22-vjeçari me inicialet M.K., banor i kësaj lagjeje. Ai dyshohet se është goditur me thikë nga një i ri, gjithashtu banor i zonës.

I riu është transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

© Panorama.al

Te lidhura