“Poshtë patronazhistët!”- Marshimi kilometrik i protestuesve në Tiranë, qytetarët brohorasin njëzëri: Arrestoni Ramën

Jul 13, 2026 | 22:15

Qytetarët vijojnë marshimin e tyre në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 44-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Pas nisjes nga Kryeministria, protestuesit kanë vijuar rrugëtimin drejt zonës së Vasil Shantos, më pas drejt Sheshit “Wilson” dhe zonës së Librit Universitar, duke përsëritur thirrjet e tyre kundër qeverisë.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrjet që tashmë janë kthyer në refren të protestës: “Rama jep dorëheqjen!”, ndërsa qytetarët kanë brohoritur edhe “Poshtë patronazhistët!”, “Arrestoni Ramën!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!”.

Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë qëndrimin e tyre në rrugë deri në përmbushjen e kërkesës për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Screenshot 2026-07-13 221436 marshim Screenshot 2026-07-13 212848 Screenshot 2026-07-13 212447 Screenshot 2026-07-13 212456

© Panorama.al

Te lidhura