Aktivisti Ilir Xhemalaj: Falënderoj Dua Lipën që ngriti zërin për ne! I bëj thirrje intelektualëve të na bashkohen dhe të marrim fatet e vendit në dorë

Jul 13, 2026 | 20:35

Aktivisti Ilir Xhemalaj i bëri thirrje intelektualëve nga protesta e 44-ërt të bashkohen me qytetarët në shesh kundër qeverisë Rama.

ilir xhemalaj

Sakaq, falenderoi edhe këngëtaren Dua Lipa për deklaratat e saj në podkastin me Lea Ypin.

Ilir Xhemalaj:  Ne këtu në këtë shesh kemi një familje e madhe, dhe kemi ndasitë tona mendjet tona. Këtu na ka bashkuar ky shesh dhe qëllimi jonë për rrëzimin e qeverisë sistemit dhe Edi Ramës.

Sot dua të bëj thirrje intelektualëve të tejkalojnë frikën të dalin nga zona e komfortit dhe të vijnë në shesh dhe të mundin frikën dhe të marrim fatet e vendit në dorë. Kisha një falënderim për Dua Lipën që zgjidhi të rreshtohej krah sheshit këtu dhe të ngrenë zërin kundër padrejtësive. I bëj thirrje artistëve të ngrenë zërin dhe të dalin në shesh. Do jemi këtu deri në realizimin e 5 pikave së pari rrëzimin e qeverisë Rama.

© Panorama.al

Te lidhura