Një ekspert ekonomie foli në protestën e 44-të qytetare para kryeministrisë.
Ai mori në analizë ekonomike pretendimet e Ramës dhe qeverisë se shpenzimi 4 mln euro për koncertin e Kanye West do sjellë në ekonomi 100 mln euro.
Ai theksoi se sipas kësaj çdo i huaj në protestë duhet të shpenzojë 3300 euro, por çdo i huaj në Shqipëri shpenzon mesatarisht 467 euro. Diçka e pamundur që të realizohet shifra 100 mln euro.
Protestuesi: I bleu biltetat për patronazhistët dhe koncerti u mbush. A do merakoset Edi Rama në momentin që zjarret do përpijnë sërish Shqipërinë dhe ato 4.2 mln euro nuk kanë blerë akoma një avion për të shuar zjarret. A do ndjeje turp kur ato 4.2 mln eurot nuk po shkojnë për ilaçet e kancerit. As nuk ndjen turp ndaj shqiptarëve as sens detyrimi. I ka shërbyer klikave të tij ekonomike dhe disa bizneseve të huaja private. Shkon me 4.2 mln euro që mungojnë edhe te ata qentë që nuk i kemi për të gërmuar kur ndodhin fatkeqësi si tërmete.
Sjell disa fakte këtu gjëja e parë që bëjnë të fyejnë, të përbuzin a thua se po shqetëson në momentin e vjedhjes të të gjithë tokave të Shqipërisë. Prandaj janë mërzitur se jemi futur në këto gjëra.
Faktikisht nga shpenzimet e turistëve ekonomia do rritet me 100 mln euro dhe do futen në ekonomi. 100 mln euro për 30 mijë turistë do të thotë që këta shpenzojnë 3300 euro. Në fakt Shqipëria i ka të dhënat. Shqipëria ka turistë të jashtëm 12 mln. GDP përbëhet 20% nga turizmi, 5.6 mln euro. Të gjitha këto që gjenerohen janë nga të huajt. Del 467 për turist. Nga faktet e tyre një turist i huaj nuk harxhon më shumë se 467 euro dhe jo 3300 euro siç thonë këta. Edi Rama na thotë që do rrisin ekonominë e Shqipërise por brenda 2-3 do kapim me të ardhurat për pëson Gjermaninë, dhe për pak vite më tej edhe Zvicrën. Lumi i Lanës që na mburret Rama se po zhvillohem nga turizmi dhe jemi qyteti i vendit që kemi një kanal të madh që kalon në mes të qytetit. Nuk e di nëse Ramës i vjen turp për këtë. A turpërohet realisht ndaj turistëve të huaj se nuk është një lumë si në perëndim por një kanal fekalesh në mes të qendrës. Nëse është e vërtetë Zegjineja me 1 vit deputete mori një shtëpi në Tiranë 250 mijë euro, i uroj ta ketë marrë në ndonjë nga pallatet e Enverit pranë Lanës që kur të hapë dritaren t’i vijë era dhe mushkonjat.
© Panorama.al












