Një qytetar ka protestuar me një pankartë ironizuese në protestën e 44-të kundër qeevrisë, ku ka vendosur foton e kryeministrit Edi Rama me këngëtarin Kanye West, duke ngritur pyetjen: “Ku i fute 4 milionë euro?”.
Protestuesi tha se ka zgjedhur këtë mesazh për të kundërshtuar përdorimin e fondeve për koncertin e artistit amerikan, duke shtuar se ato para mund të përdoreshin për të rregulluar spitalet e të gjithë Shqipërisë.
Ai tha se mesazhi i tij në protestë ka më shumë vlerë sesa shpenzimi për koncertin, për të cilin kryeministri Rama tha se u bë për të ruajtur imazhin e Shqipërisë.
Protestuesi: Kam zgjedhur këtë pankartë, sepse për dy orë na hoqi nga xhepat tanë 4 milionë euro, që ai do t’i kishte përdorur për të rregulluar spitalet e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, me krevate me kondicionerë dhe për të sistemuar të sëmurët nëpër spitale.
Imazhin më të madh se ja kemi bërë ne, me 200 lekë që kam shpenzuar për të bërë këtë pankartë. Ky është imazhi më i madh në të gjithë botën. Ai me 4 miliardë lekë do të bëjë imazh, por nuk ka bërë asgjë. Nëpër spitale kam vuajtur. Pata një vizitë për zemrën dhe më futën në sallën e operimit pa bërë vizitat.
© Panorama.al











