Aktivisti Erjon Murataj: Kongresi Amerikan ka sekretuar kërkesën për hetim ndaj qeverisë shqiptare dhe Ramës për narkotrafik ndërkombëtar

Jul 13, 2026 | 20:27

Në protestën para Kryeministrisë, aktivisti Erjon Murataj deklaroi se në Kongresin Amerikan është sekretuar kerkesa për një hetim ndaj qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur me çështje të narkotrafikut ndërkombëtar.

“Kam disa lajme për t’ju dhënë. E para, këta janë ndrydhur keq nga ky shesh. E dyta, është që një orë më parë, në Kongresin Amerikan, një kërkesë e kongresmenëve për hetim të qeverisë shqiptare dhe Ramës është sekretuar për hetim të narkotrafikut ndërkombëtar”, tha ai.

Murataj reagoi edhe ndaj akuzave që, sipas tij, u janë bërë protestuesve gjatë ditëve të fundit, duke i quajtur agjentë serbë, grekë, etj.

Erjon Murataj: Kam disa lajme për t’ju dhënë. E para, këta janë ndrydhur keq nga ky shesh. E dyta, është që një orë më parë, në Kongresin Amerikan, një kërkesë e kongresmenëve për hetim të qeverisë shqiptare dhe Ramës është dekretuar për hetim të narkotrafikut ndërkombëtar.

Kanë shumë ditë që na kanë quajtur agjentë serbë, grekë. Na kanë quajtur agjentë rusë. Po pres me padurim të na quajnë afrikanë, sepse do t’ua japim përgjigjen fiks si afrikanët.

© Panorama.al

Te lidhura