“E kam dashur shumë dhe jam lënduar”- Ndarja me Arbenitën, Fero: Shpresoj që ta lërë anash inatin dhe të stabilizohet me jetën e vet

Oct 23, 2025 | 21:13

Reperi i njohur, Fero, ka folur për ndarjen e tij të bujshme nga partnerja e tij, modelen Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë.fero-arbenita

Në intervistën e tij për Arbana Osmanin, Fero pranoi se ka gabuar në të kaluarën, duke iu referuar ofendimeve që ka bërë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Më tej ai tha se në fillim e përjetoi divorcin keq dhe se u lëndua, por me kalimin e kohës ai rimori fuqitë dhe u stabilizua.

“Shpresoj që Arbenita të stabilizohet me jetën e vet”, tha reperi.

Pyetje: A ke ndjenja për të?

Fero: Ndjenja jo. Kam pas ndjenja shumë për atë. Momentalisht nuk kam, kam respekt sepse është nëna e vajzës time. Patjetër që me një kohë të caktume ka qenë gjithçka për mua ajo. E kam dasht shumë, jam lënduar shumë, jena divorcu dhe më është dashur një kohë me marrë me veten. Tash unë jam stabilizuar shumë mirë me jetën time, shpresoj që ajo të stabilizohet me jetën e vet dhe me kuptuar që ajo nuk është vetëm duke lëndu ve ç mua. Ajo është tu lënduar mirë mua. Por këtu ka më pësuar dhe vajza. Besoj se ajo ka me e kuptu këtë edhe me lon inatin anash, sepse unë kam ve ç fjalë të mira për atë.

Lexo edhe: “Ajo është nëna e fëmijës tim!”- Ndarja e bujshme me Arbenitën, Fero: S’kam folur keq për të, vajzën nuk e kam takuar prej një viti! U mashtrova me një marrëveshje!

© Panorama.al

Te lidhura