Dita e diel do të dominohet nga moti i qëndrueshëm dhe temperaturat e larta në të gjithë vendin, ku në disa qytete termometri pritet të arrijë deri në 39 gradë Celsius.
Sipas parashikimit, moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin deri në mesditë. Më pas, në orët e pasdites, do të ketë vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat kodrinore dhe malore, ndërsa në mbrëmje kthjellimet do të rikthehen në të gjithë vendin.
Temperaturat më të larta do të regjistrohen në Fier, Elbasan, Shkodër dhe Berat, ku pritet të arrijnë deri në 39°C, duke e bërë të dielën një nga ditët më të nxehta të kësaj periudhe.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina herë pas here do të arrijë deri në 14 m/s.
Ndërkohë, deti Adriatik dhe Jon do të kenë valëzim të forcës 1-3 ballë.
© Panorama.al














