Gjatë spektaklit të “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme, këngëtarja Semi Jaupaj tha se Ilir Shaqiri ka bërë disa veprime që ajo i konsideroi “ngacmim seksual”, edhe pse me shaka. Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak balerinit, i cili e cilësoi artisten si “të paedukatë” dhe “të papjekur”.

Shkak i këtij debati u bë një gjest i Semit. Ajo i nxori gishtin e mesit Ilirit, veprim të cilin balerini e mori si ofendim. Mirëpo, Shaqiri ka vazhduar ta komentojë këtë situatë edhe pas përfundimit të spektaklit.
Teksa po qëndronte në oborrin e shtëpisë së bashku me Sheilën, Sabianin, Arjolën dhe Beniadën, Iliri tha: “S’e dëgjoj dot kur bën çu, çu, çu.. Çarje b*the! E paimagjinueshme! Super seksi i Big-ut! O Zot! Ik or pash Zotin! Femra që kam pas më në distancë nga ju të gjithë. I dha rëndësi vetes! Për vëmendje po e bën. ‘Unë do kap vëmendje me zara’ (Iliri për Semin)”.

Pjesë nga debati gjatë spektaklit:
Ilir Shaqiri: Kush nuk jep respekt nuk mund të kërkoj, është femër. Nuk jemi shok, thjesht banorë të një shtëpie.
Semi Jaupaj: Ishte në formë shakaje, ky në shtëpi ka bërë lloj-lloj shakash dhe pak si seksuale.
Ilir Shaqiri: Çne? Çfarë gjërash? Se mendon ti që e kanë mendjen meshkujt te ty, nuk është ashtu.
Semi Jaupaj: Bëra shaka, kërkova falje, nuk e pranoi faljen, okej s’ka gjë.
Ilir Shaqiri: Ti je kalama, mendon se kam bërë shikime seksuale ndaj teje? Nuk ta fal, je shumë larg meje. Unë bëra 1 batutë që ty të dogji aq shumë.
Donald Veshaj: Unë e mora si shaka. Po mqs ky e mori kaq seriozisht po i kthehem dhe unë seriozisht. Ti Ilir me Semin e ke tepruar shumë. Kur ajo kërcente para pasqyrës po thoje: hë si është kjo, shihe si është kjo.
Ilir Shaqiri: Ti bën avokatin e Semit. A do reagoje për një femër tjetër kështu?
Donald Veshaj: Nuk e prisja këtë nga ty plako, mendoja se e kishte marrë me shaka. Kur ben shaka prit shaka.
Pas debatit Semi ishte një nga emrat që Iliri zgjodhi të nominonte për ta larguar nga shtëpia.












